Ndërsa ka debat në të gjithë botën nëse është e mundur të futet vaksinimi i detyrueshëm kundër coronavirusit, Gjermania me sa duket ka vendosur ta bëjë këtë lëvizje.
Gazeta gjermane, “Bild” pretendon se CDU/CSU dhe SPD ranë dakord t’u japin punëdhënësve në kompani dhe institucione të caktuara mundësinë të pyesin për statusin e vaksinimit, si dhe të mos punësojnë njerëz të pavaksinuar, domethënë t’i transferojnë ata në një punë tjetër.
Kjo rrjedh nga një dokument i dërguar nga partitë në pushtet tek Komiteti për Çështjet Shëndetësore, i cili javën e ardhshme do ta dërgojë atë në Bundestag.





