Është shuar pasditen e sotme zjarri që kishte përfshirë një zonë malore mes fshatrave Pllanjan dhe Sreckë, pas ndërhyrjes së ekipeve të zjarrfikësve dhe ndihmës së banorëve të fshatit Pllanjan.
Zjarri kishte shpërthyer dje, rreth orës 15:00, ndërsa shkaqet e tij ende nuk dihen. Si pasojë e zjarrit është djegur edhe një objekt i pabanuar.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit kanë kontribuar edhe dy të rinj nga zona, të cilët iu bashkuan zjarrfikësve dhe banorëve në përpjekjet për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.






