PRIZRENI ME RAJON

Dogana liron nga detyrimet e importit dërgesat e mallrave nga jashtë Kosovës në vlerë deri në 35 euro

Dogana liron nga detyrimet e importit dërgesat e mallrave nga jashtë Kosovës në vlerë deri në 35 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2026, 08:45

Dogana e Kosovës ka njoftuar qytetarët të cilën bëjnë blerje online nga jashtë Kosovës se dërgesat me mallra deri në 35 euro lirohen nga detyrimet e importit.

Ky lirim do të zbatohet për dërgesat që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës tek pranuesi në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me kusht që vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë të mos tejkalojë shumën e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

Por Dogana e Kosovës ka theksuar se nga ky lirim nuk përfitojnë produktet alkoolike, parfumet dhe ujërat e tualetit, duhani dhe produktet e duhanit.

Ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve që para se të kryejnë një blerje online nga jashtë Kosovës, të informohen për rregullat doganore dhe kushtet e lirimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika