LAJME

Banorët e “Wesley Clark” dhe “Tirana” kërkojnë më shumë hapësira publike në Prizren

Banorët e “Wesley Clark” dhe “Tirana” kërkojnë më shumë hapësira publike në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2026, 18:43

Banorët e rrugëve “Wesley Clark” dhe “Tirana” në Prizren kanë kërkuar më shumë hapësira publike dhe përmirësim të kushteve në lagjen e tyre, gjatë një takimi të organizuar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”.

Në takim, ku morën pjesë edhe zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, banorët ngritën shqetësime për mungesën e këndeve të lojërave, shtigjeve për biçikleta, gjelbërimit dhe hapësirave të përshtatshme për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ata diskutuan edhe për menaxhimin e hapësirave ndërmjet “Infrakos”-it dhe Komunës së Prizrenit, nevojën për më shumë transparencë dhe informim të komunitetit, si dhe statusin e paqartë të rrugës ndihmëse, ku vozitja e papërgjegjshme, sipas banorëve, paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve. Në takim u ngritën edhe shqetësimet për qentë endacakë.

Zyrtarët e DSHP-së dhanë sqarime për çështjet që janë në përgjegjësinë e tyre dhe u zotuan se do t’i përcjellin te sektorët përkatës shqetësimet e tjera të komunitetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika