Komuna e Prizrenit ka njoftuar se më 10 shtator 2026, nga ora 10:00, do të mbahet dëgjimi publik për Projektbuxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027, si dhe planifikimet buxhetore për vitet 2028–2029.
Dëgjimi do të zhvillohet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në Shtëpinë e Bardhë dhe u dedikohet të gjithë qytetarëve.
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen në adresat elektronike: Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net, Halil.Lika@rks-gov.net, Gjafer.Ponik@rks-gov.net, Arber.Krasniqi@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.
Komentet mund të dorëzohen edhe fizikisht në Rr. “Adem Jashari” nr. 275, Prizren 20000 (“Shtëpia e Bardhë”), nga 2 deri më 15 shtator 2026.