Shtyllat e drurit ka kohë që po paraqesin rrezik për banorët e disa lagjeve në fshatit Zhur. Banorët e këtij lokaliteti thonë se ka disa vite që janë vendosur afër shtylleve të drurit nga një shtyllë tjetër prej betonit, por ende nuk janë zhvendosur kabllot në shtylla të reja.
Ditëve të fundit në lagjen Susuri, si pasojë e kushteve atmosferike njëra nga shtyllat e drurit është dëmtuar dhe po parqet rrezik të lartë për kalimtarët.
Ndërkaq, kryetari i bashkësisë lokale të Zhurit, Behar Begaj, tha për TV Prizrenin, se KEDS është njoftuar disa herë për gjendjen e mjerushme të shtyllave elektrike në fshat, por deri më tani nuk kanë ndërmarrë masa.
Poashtu edhe nënstacioni i Policisë në Zhur është njoftuar disa herë për gjendjen e shtyllave, tha Begaj.
Banorët i bëjnë thirrje kompanisë KEDS që të ndërmerrin masa për sanimin e tyre dhe për ta bërë bartjen e kabllove elektrike nga shtylla e drurit në atë të betonit sa më shpejtë që është e mundur, para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
SHTYLLA ELEKTRIKE TEK SHKOLLA “DËSHMORËT E ZHURIT”