Banorë të rrugës së Nashecit në Prizren kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e disa shtyllave elektrike, të cilat, sipas tyre, janë dëmtuar nga erërat e forta disa javë më parë.
Sipas njoftimit të qytetarëve, një shtyllë elektrike është rrëzuar, ndërsa edhe dy të tjera rrezikojnë të rrëzohen. Ata thonë se rasti është raportuar në KEDS, por deri më tani, sipas tyre, nuk është ndërmarrë asnjë veprim për sanimin e problemit.






