LAJME

Shtylla elektrike rrezikon banorët në fshatin Lutogllavë të Prizrenit

Shtylla elektrike rrezikon banorët në fshatin Lutogllavë të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2022, 11:20

Ish drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Memaj në faqen e tij në facebook ka publikuar pamje ku shihet se si një shtyllë elektrike po rrezikon banorët dhe shtëpitë që gjenden afër.

Bëhet fjalë për fshatin Lutogllavë të Prizrenit pikërishtë në rrugën” Molosët”, ku shihen pamjet ku shtylla elektrike është rrëzuar dhe po rrezikon banorët. Sipas tij, ky problem është adresuar në institucionet përgjegjëse mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë deri më tani.

Postimi i plotë:

Në fsh. Lutogllavë të Prizrenit, rr. Molosët, shtylla e rrymes elektrike është në këtë gjendje…!
Keds-si s’qan kokën, as që i hapin telefonat, mbrëmë Policia e Kosovës është e njoftuar, por asgjë!
Nëse ndodh diçka, e kujt është përgjegjësia?
Shtet o shtet!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika