LAJME

Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2026, 12:21

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka njoftuar se në kuadër të procesit të rregullimit të tregut të energjisë elektrike, është duke kryer shqyrtimin e detajuar dhe vlerësimin e kostove të ndërmarrjeve të rregulluara.

Sipas njoftimit, për shkak të nevojës për analizë të thelluar dhe të plotë të të dhënave të paraqitura, procesi i vendimmarrjes është shtyrë. Si rrjedhojë, largimi i konsumatorëve nga shërbimi universal është shtyrë deri më datë 1 maj 2026.

“Kjo shtyrje nuk pengon konsumatorët e kualifikuar për dalje në tregun e hapur që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të dalë nga shërbimi universal që nga data 1 prill 2026. Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara” – thuhet në njoftim.

ZRRE thekson se do të vazhdojë të monitorojë procesin me kujdes dhe do të njoftojë publikun në kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika