Home LAJME Shtyhet seanca për mungesë të deputetëve

Shtyhet seanca për mungesë të deputetëve

0
Shtyhet seanca për mungesë të deputetëve

Pjesa e dytë e seancës së nisur të enjten në mëngjes, nuk vazhdoi në orët e pasditës, ashtu siç ishte paraparë.

Për mungesë të deputetëve në sallën e Kuvendit, seanca u shty për të martën në orën 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur joserioze mungesën e deputetëve.

Në rend të ditës ishte votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, por që mbetën për të martën.

“Po ju jap afat grupeve parlamentare nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë unë e ndërpres seancën, pasi kjo është joserioze dhe e vazhdojmë të martën seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat kjo është vërtet joserioze”, tha Konjufca në paralajmërimin e fundit para se ta mbyllte seancën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here