LAJME

Shtyhet seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Shtyhet seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2024, 10:43

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre nga 45 të dyshuarit që sot u sollën përpara Gjykatës Themelore të Prishtinës në seancën fillestare të rastit të Banjskës.

Gjyqtari i rastit, Arben Hoti, deklaroi se do të procedohet rasti në mënyrë ndaras, teksa më pas verifikoi të dhënat e të pandehurve.

Avokatët mbrojtës të tre të pandehurve deklaruan se pranuan shkresat në formë elektronike dhe se të njëjtat i duan në formë fizike, duke kërkuar qe seanca të shtyhet pasi sipas tyre, nuk mund të vijojë kësisoj.

Fillimisht, Prokuroria deklaroi se nuk është e arsyeshme të shtyhet seanca, duke marrë parasysh tendencën për të zvarritur këtë proces.

Megjithatë, gjyqtari i rastit, u dha kohë të pandehurve dhe avokatëve të tyre për të lexuar aktakuzën dhe shqyrtuar pranimin e fajësisë.

Për këtë arsye, seanca u shtye për 9 tetor, në ora 09:30.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika