- Reklama -

Shtyhet për në fund të marsit gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm në një kafiteri në Bellobrad të Dragashit

Dragash – Është shtyrë për 31 mars gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm, Nuridin Qafleshi.Kjo pasi seanca e caktuar për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, dështoi të mbahej për shkak të mungesës së të akuzuarit tjetër në këtë rast, për të cilin është veçuar procedura, Mustafë Qafleshi.

Për këtë të fundit, i cili është ftuar në cilësi të dëshmitarit, gjykatësja Sabaheta Kurteshi tha se nuk është ftuar në mënyrë të rregullt, ngase siç shihet nga konstatimi i dorëzuesit, i njëjti jeton në Gjermani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Reklama -

Në këto rrethana, seanca u shty për 31 mars, në ora 9:30.Ndryshe, prezent në sallë të gjykimit ishin prokurori Labinot Jetishi, i pandehuri Nuredin Qafleshi dhe i dëmtuari Dashurim Kryeziu.Sipas aktakuzës së ngritur me 15 nëntor 2016, Nuredin dhe Mustafë Qafleshi akuzohen se me 20 gusht 2016, rreth orës 17:50, në fshatin Bellobrad, me dashje përdorin forcë ndaj të dëmtuarve Dashurim dhe Arben Kryeziut, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke pirë kafe në kafiterinë “Gazi”, së bashku me disa shokë, i pandehuri Mustafë Qafleshi i afrohet, me këmbë e godet tavolinën dhe grushton të dëmtuarin Arben Kryeziu.

Në atë moment i dëmtuari i drejtohet me fjalët “ngadalë, t mirremi vesh se çka është problemi, se vëllau im nuk është fajtor”, të pandehurit i sulmojnë duke i goditur dhe tërhequr zvarrë për tokë, me ç’ rast i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Dashurim Kryeziu.

Me këtë, ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulm”, e paraparë me nenin 187, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort