Policia e Kosovës ka informuar të enjten se e ka vazhduar edhe për 10 ditë afatin për pranimin e aplikacioneve për ata që i plotësojnë kriteret për t’iu bashkuar këtij institucioni.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve, sipas Policisë, do të vazhdohet për 10 ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.





