Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se provimi i Jurispodencës i paraparë që të mbahet më katër dhe pesë shtator, do të shtyhet për një periudhë tjetër. Arsye për këtë vendim janë masat e fundit kundër COVID-19 të Qeverisë së Kosovës.
“Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë:
NJ O F T I M
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, se provimi me shkrim i paraparë të mbahet me datat 4 dhe 5 shtator 2021, nuk do të mbahet. “thuhej në një postin në Facebook, të Ministrisë.
Tutje shpjegohej se për datat e mbajtjes së provimit, kandidatët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.