Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë në vend kanë ndikuar që të shtyhet fillimi i korrje shirjeve.
Në takimin e mbajtur nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, drejtorive komunale dhe Shoqatës së Mullistëve u është bërë thirrje bujqve të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes së plotë të grurit.
“Gjatë këtij takimi, palët e përfshira në këtë proces u pajtuan që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht tek Komisioni qendror për monitorimin e korrje-shirjeve për vitin 2023, të paktën një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje-shirjeve në komunat e tyre”, thuhet në komunikatën e ministrisë.





