Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se është shtyr afati deri më 31 dhjetor 2021 për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën për biznese në komunën e Prizrenit.
Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton të gjitha bizneset e Komunës së Prizrenit që është shtyrë afati për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën për biznese.






