Sot ka përfunduar shtrimi i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën Zym-Lugishtë e Hasit-Dedaj.
Lajmin për projektin në fjalë e ka bërë të ditur komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, ku theksohet se ky investim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin lokal dhe rrit efikasitetin e transportit në zonën përreth.