- Reklama -

Shtrenjtimi i ujit, ARRU: Është ndikuar nga rritja e çmimit të rrymës dhe kostot operative dhe investive

Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU) në ditën e fundit të vitit 2025 ka miratuar tarifat e reja të ujit për vitin 2026 për shtatë kompanitë rajonale të ujësjellësit në Kosovë. Sipas tarifave të reja, uji është shtrenjtuar në krahasim me vitin 2025.

Për secilën prej shtatë kompanive rajonale tarifat janë të ndryshme, ndonëse arsyetimi i ARRU-së për rritjen e tarifave ka qenë i njëjtë.

- Reklama -

Sipas njoftimit, tarifat e reja për ujë për vitin 2026 janë ndikuar nga rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike, si dhe sipas ARRU-së, nga rritja e kostove të tjera operative dhe investive, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit.

“Miratimi i tyre është bërë duke pasur për qëllim mbulueshmërinë e kostove dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve” – thuhet në njoftimin e ARRU-së.

ARRU ka thënë se sipas tarifave të reja, fatura mesatare mujore për një konsumator shtëpiak që konsumon rreth 10 metër kub ujë do të jetë 8.17 euro, në vitin 2026. Aplikimi këtyre tarifave të reja ka hyrë në fuqi nga 01.01.2026.

Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit ka miratuar tarifat e reja të ujit veç e veç për secilën prej shtatë kompanive rajonale të ujësjellësit, që do të thotë që ato do të kenë tarifa të ndryshme.

Sipas vendimit të ARRU-së, KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren për vitin 2026 një metër kub tarifën për konsumatorët shtëpiakë do ta ketë 0.56 centë, nga 0.40 centë sa ka qenë në vitin 2025. Kurse për konsumatorët jo-shtëpiakë do të jetë 0.73 centë për metër kub, nga 0.56 centë sa ka qenë në 2025-tën.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort