- Reklama -

Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizneset. Bizneset kosovare, veçanërisht ato prodhuese, do të përballen me rritje të konsiderueshme të kostove operative, për shkak të tarifave të reja të energjisë elektrike që hyjnë në fuqi më 1 maj. Oda Ekonomike paralajmëron se kjo do të ndikojë negativisht në konkurueshmërinë e produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare, duke çuar në rritjen e çmimeve dhe mundësinë e mbylljes së disa bizneseve.

Nga e enjtja e javës së ardhshme hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike që u miratuan nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

- Reklama -

Me shtrenjtimin e rrymës për 16.1% , bizneset, sidomos ato prodhuese, mund të përballen me rritje të kostove operative.

Nga Oda Ekonomike thonë se kjo do t’i detyrojë bizneset t’i rrisin çmimet, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

“Produkti jonë që është në shumë tregje rajonale, por edhe në tregjet evropiane, do ta ketë sfiduese me qëndruar në sasinë e njëjtë ose me rrit sasinë, sepse në momentin që e rrit çmimin e produktit, bie kërkesa për produktin tonë, kosovar. Dhe çfarë do të ndodhë? Do ta kemi një tkurrje të prodhimit dhe do të vërshojë edhe më shumë importi. Këto janë ato shqetësimet tona”, tha Lulzim Rafuna, kryetari i Odës Ekonomike.

Rafuna thotë se bizneset mund të detyrohen t’i lirojnë punëtorët për t’i mbuluar shpenzimet shtesë, duke shkaktuar kështu edhe papunësi.

Njohës të ekonomisë thonë se kjo situatë mund të çojë edhe në mbylljen e disa bizneseve.

“Janë katër faktorë që ndërlidhen me njëri-tjetrin sa i përket tarifës. E para është rritja e kostos së konsumatorëve, pastaj biznesi sepse ka me i rrit shpenzimet operacionale gjatë punës së tij, inflacioni ka për të ndikuar shumë te konsumatori, dhe në fund një pjesë e madhe e kompanive, sidomos prodhuese, kanë për të ndikuar për t’i mbyllur aktivitetet e veta, sepse janë të papërballueshme kostot operacionale”, tha Lulzim Beqiri, ekonomist.

Tarifat e reja energjetike, që janë më të larta për 16.1% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, do të hyjnë në fuqi më 1 maj./RTK/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort