Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja javore e gripit sezonal ka bërë të ditur për rritjen e rasteve me grip, krahasuar me javët paraprake.
IKSHPK njofton se që nga fillimi i sezonit së gripit, fillimi i muajit tetor e deri më tani, përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, janë konfirmuar 52 raste të gripit, disa prej të cilave për shkak të ashpërsisë janë shtrirë për mjekim në spital.
“IKSHPK rikujton se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK, në fillim të sezonit së gripit 2024/2025, ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale. Nga 30 shtatori deri më 30 nëntor janë administruar 61,467 doza për grupet e rrezikuara; grupmoshat mbi 65 vjeç; personat me sëmundje kronike; profesionistët shëndetësor; gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-5 vjeç”, thuhet më tej.
IKSHPK po ashtu bën të ditur vaksina rekomandohet edhe për grupe të tjera të popullatës, pa dallim moshe.
“Gjithashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që t’i zbatojnë edhe masat e tjera parandaluese kundër Virusit të gripit sezonal dhe kontroll të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes”. /Telegrafi/