LAJME

Shtiu me armë në lokal, arrestohet një person në fshatinKorishë

Shtiu me armë në lokal, arrestohet një person në fshatinKorishë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2025, 09:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Korishë të Prizrenit.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri brenda një lokali.

Gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika