- Reklama -

Shtimi i numrit të inspektorëve të punës po shihet si domosdoshmëri

Numri i saktë i punëtorëve në nivel vendi nuk dihet, kjo ngase shumë punëtorë nuk janë të deklaruar dhe vazhdojnë të punojnë  “në të zezë”, e në kushte pune jo edhe aq të mira. Pengesë në përmirësimin e kësaj gjendje prej vitesh thuhet se është edhe numri i pamjaftueshëm i inspektorëve.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë.

- Reklama -

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Në Inspektoratin e Punës janë të angazhuar momentalisht 31 Inspektor të Punës, në shtatë regjionet që operojmë. Ashtu siç është premtuar janë duke u zhvilluar procedurat për pranimin e fillimisht 17 Inspektorëve të rinj, procedura është në proces. Për vitin 2023-25 janë të aprovuar 100 inspektor të rinj. Me kohë do të vendoset se a do të jetë një konkurs i përnjëhershëm për 100 inspektorë apo do të shkohet faza-faza”, tha ai, për Radio Kosovën.

Tutje, Nikçi tregon se procedura për përzgjedhjen e 17 inspektorëve të rinj të punës është drejt përfundimit dhe të njëjtit do të fillojnë punën gjatë këtij viti.

Nga ana e tij, i shqetësuar me kushtet e punës të punëtorëve në sektorin privat shprehet kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai tha se shtimi i inspektorëve të punës është domosdoshmëri dhe kjo duhet të ndodhë pa vonesa.

“Tash kur për shembull buxheti është i ndarë për 100 inspektorë të rinj, administrata ose njerëzit kompetent nuk janë duke bërë këtë, edhe pse punëtorët po vuajnë. Inspektorati i Punës aktiv i ka 28 inspektor dhe edhe po të duan nuk munden me bë punë më shumë, sepse janë diku mbi 11 ligje që këta duhet të mbikëqyrin”, tha ai.

Shtimi i numrit të inspektorëve të punës ishte premtim elektoral i partisë në pushtet dhe tani kryeministrit, Albin Kurti, i cili kishte thënë se gjatë mandatit të tij synon pesëfishimin e inspektorëve me qëllim të garantimit të të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve të punës. /telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort