- Reklama -

Shteti synon të mbledhë 470 milionë euro nga akciza, çfarë po i sugjeron Ahmeti Kurtit?

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar në një status në Facebook se çfarë të ardhura do i sjellë akciza shtetit sivjet në buxhet. Sipas Ahmetit, qeveria mund të largojë akcizën dhe të lirojë fonde për shpenzim në zhepin e qytetarëve.

Në statusin e tij, Ahmeti shpjegon se çfarë është akciza dhe se prej cilës gjuhë rrjedh ka fjalë që në shqip përkthehet thjeshtë si “taksë”.

- Reklama -

“Akciza është taksë në mallra që ka dy qëllime: 1. Të mbush buxhetin 2. Të sulmojë mallra që kanë kosto të jashtme (externality) si psh për shëndetin – direkte ose indirekte. Fjala vjen nga holandishtja dhe do të thotë thjeshtë taksë”, shkruan ai.

Ai tregon edhe se ku dallon akciza nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

“Dallimi tjetër nga TVSH është se akciza caktohet për njësi – psh 60 cent për litër nafte. Meqenëse çmimi caktohet nga forca të jashtme pyetja se a duhet të hiqet akciza në naftë apo prodhime tjera (duhan) është e thjeshtë. Shuma në fjalë a është më mirë të jetë në duar të shtetit apo qytetarëve?”, shton tutje Ahmeti.

Ai jep edhe sugjerime se si të veprohet me akcizën në këtë kohë kur nafta është shtrenjtuar, e opozita ka dhënë sugjerime që të largohet ajo në mënyrë që qytetarët mos të vuajnë rritjen e çmimit.

“Në këtë fazë të mosshpenzimit qeveritar dhe bilancit të shtetit heqja e akcizës liron fonde në xhepin e qytetarëve për shpenzime tjera. Nqs qeveria nuk ka plan të ridistribuimit të parave – të merr me akcizë paratë që disa i shpenzojnë në naftë për të ja u dhënë atyre që nuk perdorin makina por e paguajnë koston shëndetësore, atëherë mosndryshimi ka kuptim. Përndryshe jo”, shkruan ish-kryetari i komunës së Prishtinës.

Ahmeti tregon edhe sa është përqindja e të ardhurave nga akciza në të hyrat e planifikuara.

“P.s. Në buxhetin 2022 Qeveria ka planifikuar 470 milion nga akciza rreth 20 përqind të hyrave të planifikuara”, përfundon Ahmeti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort