LAJME

Shteti nis inspektimin për shtrenjtimin e naftës

Shteti nis inspektimin për shtrenjtimin e naftës
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2022, 16:23

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se autoritetet kanë nisur inspektimin në terren pas ngritjes së çmimit të naftës të mërkurën. Sipas MINT-it, paralajmërimet e ngjarjes dhe sinkronizimi ka lënë hapësirë për dyshim për orkestrim të rritjes së çmimit.

“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, ka njoftuar MINT-i të mërkurën në mesditë. “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”.

Të mërkurën një litër naftë në Kosovë ka arritur çmimin deri në 1.69 euro, pavarësisht se në bursa ndërkombëtare çmimi ka pësuar rënie.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika