Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100 eurosh të Qeverisë Kurti për pensionistë dhe fëmijët, si shtesë të këtij muaji.
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike, Arben Mustafa, u shpreh se me këtë vendim, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit, ndërsa me qeverisjen e PDK-së, do të marrin 1000 euro më shumë.
”Qeveria ndërmori veprimin e radhës si përpjekje për të mbuluar dështimin 4-vjeçar. Me këtë qeveri, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti, dhe shumë më shumë kushte për përmirësimin e jetës për familjet kosovare”./GazetaSinjali/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

