Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë përfudnuar punimet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë dhe se tashmë ky objekt është i gatshëm për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore.
Të pranishëm në përurimin e këtij objekti sonte thuhet se ishin edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani.
Kurti, para ceremonisë së përurimit, në një postim në Facebook, është shprehur i entuziazmuar që së shpejti kjo qendër kulturore do të jetë në shërbim të artistëve, artdashësve dhe qytetarëve të Suharekës. Ai ka theksuar se investimi për këtë objekt kulturor ka kapur vlerën rreth 3.8 milionë euro.
“Me një investim prej 3.8 milionë euro, Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” do të jetë qendra kulturore e Suharekës. Mezi po pres që ta përurojmë atë sonte në orën 18:30, ashtu që nga nesër, e për çdo ditë ajo të jetë në shërbim të artistëve, artdashësve, dhe qytetarëve të Suharekës!”, ka shkruar Kurti./TVPrizreni/