Njëra prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit shtëpia e familjes Kirajtani do të restaurohet.
Për këtë ka njoftuar në rrjetin social Facebook, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kjo shtëpi sipas ministrit Çeku paraqet një objekt banimi me vlerë të lartë arkitektonike dhe artistike.
Njoftimi i plotë:
Një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit po restaurohet. Shtëpia e familjes Kirajtani me formën karakteristike dhe integritetin e ruajtur të ndërtesës me oborr, paraqet një objekt banimi me vlerë të lartë arkitektonike dhe artistike.
Asete të tilla janë vlerë e shtuar për qytetin dhe gjithë vendin.

