- Reklama -

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t’i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, ka thënë të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

“Që kur kemi thënë publikisht se kemi parë forcat serbe në kufi, e kemi parë edhe që kanë nisur të largohen trupat. Është gjë e mirë. Ndihmon në deeskalim të tensioneve. Jo eliminim, por deeskalim”, tha Kirby.

- Reklama -

Reagimi nga washingtoni për tërheqjen e forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për një grumbullim të madh ushtarak nga Serbia përgjatë kufirit me Kosovën, që sipas tyre përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Shtetet e Bashkuara e quajtën këtë grumbullim “të pashembullt”.

Kirby ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shtojnë numrin e trupave paqëruajtëse amerikane në KFOR, ndërkohë që NATO-ja ka paralajmëruar se do të rrisë numrin e trupave në kuadër të misionit të saj në Kosovë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të vendit më 24 shtator.
“Ka një numër të vogël të ushtarëve amerikanë që janë pjesë e KFOR-it. Numri nuk pres të rritet”, tha Kirby.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort