Home LAJME Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën

Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën

0
Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën
WILMINGTON, DELAWARE - JULY 14: Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks at the Chase Center July 14, 2020 in Wilmington, Delaware. Biden delivered remarks on his campaign's 'Build Back Better' clean energy economic plan. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Përmes një deklarate të publikuar në uebfaqen zyrtare, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për shpërndarjen e miliona dozave të vaksinës për Covid-19 në mbarë botën, duke e përmendur edhe Kosovën në listën e shteteve që do të përfitojnë nga ky plan.

“Sot, Administrata Biden-Harris njofton për listën shpërndarëse për 55 nga 80 milionë dozat nga rezervat e Amerikës që Presidenti Biden është zotuar se do t’i ndajë deri në fund të qershorit në shërbim të përfundimit të pandemisë në nivel global”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
“Përafërsisht 14 milionë – ose 25 për qind e këtyre 55 milionë vaksinave – do të ndahen ne prioritetet rajonale dhe marrësit e tjerë”, thuhet në paragrafin ku, në mesin e shumë shteteve, përmendet edhe Kosova.
“Ndarja e miliona vaksinave të ShBA-së me shtetet e tjera jep shenjë për një zotim të madh nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, thuhet më tej në deklaratë.
“Për të gjitha këto doza, ata që janë më së shumti në rrezik, si punëtorët shëndetësorë, duhet të jenë prioritet, duke u mbështetur në planet kombëtare për vaksina”, theksohet në deklaratë.Sipas njoftimit, sasia e saktë e dozave për shtetet veç e veç do të përcaktohet në bazë të parametrave logjistikë, rregullues dhe kritereve të tjera që vlejnë veçanërisht për secilin rajon dhe shtet.

Në mesin e shteteve ballkanike që do të përfitojnë nga këto doza, përpos Kosovës, është edhe Bosnja, por jo edhe ndonjë vend tjetër i rajonit. Në listë janë kryesisht shtetet e varfra nga Afrika, Azia, Amerika Jugore dhe Evropa Lindore. Aty janë përfshirë edhe Jemeni e Gaza, vende që janë goditur edhe nga kriza e pasigurisë, përpos pandemisë e varfërisë.Qeveria e ShBA-së njoftoi se rreth 16 milionë doza do të ndahen për shtetet aziatike dhe disa vende të Rajonit të Paqësorit, ndërsa rreth 14 milionë të tjera për shtetet e Amerikës Jugore dhe Amerikës së Mesme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here