Reporterja e Shtëpisë së Bardhë nga Bloomberg News, Jennifer Epstein, ka njoftuar se ish ambasadori i Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili gjatë ditëve të fundit ishte në Prishtinë, nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Richard Grenell, i cili gjatë ditës së sotme kaloi kufirin Kosovë – Serbi në pikën kufitare në Mërdare, ishte në një vizitë dy ditore në Kosovë.
Shtëpia e Bardhë në Uashington ka reaguar në lidhje me këtë, duke thënë se i njëjti nuk përfaqëson administratën amerikane.
“Shtëpia e Bardhë i përgjigjet ish-Presidentit Trump që dërgoi “Ambasadorin e tij të dërguar” Ric Grenell në kufirin Kosovë-Serbi: “Jashtë imagjinatës së tij shumë aktive, Donald Trump nuk është më President dhe nuk ka asnjë ‘ambasadorë të dërguar’ që përfaqëson Shtetet e Bashkuara”.