Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Shtënie me armë zjarri ndaj autobusit në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka konfirmuar që rasti ka ndodhur rreth orës 12:10, ndërkaq njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.
“Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit”, konfirmon PK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

