LAJME

Shtatë të dënuar me burgim të përjetshëm nga vitit 2013 në Kosovë

Shtatë të dënuar me burgim të përjetshëm nga vitit 2013 në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2021, 08:23

Shtatë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm që nga viti 2013, kur u lejua kjo formë e dënimit në Kosovë.

Trimor Lalinovci është personi i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë.

Dënimin atij ja kishte shqiptuar Gjykata e Ferizajt për vrasjen e një personi në vitin 2018. Pas vrasjes, Lalinovci trupin e viktimës e kishte hedhur në një prrockë e më pas e kishte djegur.

Mirëpo këtë dënim atij ja kishte zbutur Gjykata e Apelit, duke ja ulur kohën e vuajtjes në burg me 30 vite.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në një intervistë për RTV Dukagjinin thotë se zakonisht burgimet e përjetshme jepen kur vlerësohet se ai person është vështirë të paramendohet të kthehet i lirë në shoqëri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika