LAJME

Shtabi Komunal i Emergjencave në komunën e Dragashit ka mbajtur sot mbledhjen e tretë pas vërshimeve

Shtabi Komunal i Emergjencave në komunën e Dragashit ka mbajtur sot mbledhjen e tretë pas vërshimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2024, 23:08

Sot Shtabi Komunal i Emergjencave në komunën e Dragashit ka mbajtur mbledhjen e tretë pas vërshimeve në fshatrat Kuk, Kosavë, Bresanë, Kuklibeg dhe Zaplluxhe.

Pjesë e takimit ishte dhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, kurse përmes telefonit raportoi edhe drejtori i IKSHPK-së në Prizren, i cili theksoi se IKSHPK pritet të dalë me rezultatet e analizave të ujit, për të konstatuar nëse mund të përdoret uji për pije.

Në këtë takim u bë e ditur se Komisioni Komunal ka bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë publike dhe se kërkesa me raportin e këtij Komisioni, përmes ministrit të MAPL-së, do t’i dërgohet Qeverisë dhe Zyrës së Kryeministrit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika