LAJME

ShSKUK me telegram ngushëllimi për vdekjen e doktorit Adem Nura

ShSKUK me telegram ngushëllimi për vdekjen e doktorit Adem Nura
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2025, 15:12

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së doktorit dhe profesorit, Adem Nura.

ShSKUK në një postim në Facebook, ka shkruar se Nura do të kujtohet si njeri i afërt, profesionist dhe mjek i shquar, gjatë dhe pas luftës, duke dhënë kontribut për dekada të tëra në shëndetësinë e Kosovës.

“Me rastin e vdekjes së Pof.dr. Adem Nura, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Profesor Nura, do të kujtohet si njeri i afërt, profesionist dhe mjek i shquar, gjatë dhe pas luftës, duke dhënë kontribut për dekada të tëra në shëndetësinë e Kosovës”, shkruan në telegramin e ShSKUK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika