LAJME

SHSKUK bën thirrje që pacientët me COVID-19 nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive

SHSKUK bën thirrje që pacientët me COVID-19 nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2021, 14:20

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga nesër pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID – 19 duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.

Përmes një njoftimi për media, ShSKUK ka njoftuar se pacientët post-Covid do të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.
Njoftimi i plotë:

Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator, e shtunë, do të transferohen në Klinikën Infektive.

ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.

Pacientët post-covid, drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika