LAJME

ShSKUK: 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 31 post-Covid

ShSKUK: 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 31 post-Covid
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2021, 09:46

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 31 post-COVID.

Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksigjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 1 pacient. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika