LAJME

Shqyrtohet mundësia e regjistrimit të veturave edhe më të vjetra se 10 vjet (VIDEO)

Shqyrtohet mundësia e regjistrimit të veturave edhe më të vjetra se 10 vjet (VIDEO)
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2022, 07:55

Makinat më të vjetra se 10 vjet nuk lejohet të regjistrohen në Kosovë.

E tash po propozohet që kjo masë të hiqet, sipas një koncept-dokumenti që është në diskutim.

Por sipas ambientalistëve kjo do të ndikojë që të rritet ndotja e ajrit. Teksa ekspertët e komunikacionit theksojnë se bazuar në standardin kosovar do të duhej të lejohej importimi i veturave të tilla por me kusht që të jenë sipas parametrave ta caktuar.

Në Ministrinë e Mjedisit, thanë se edhe atyre u intereson që të kontrollohen më shumë matja e emetimit të gazrave nga veturat sesa viti i prodhimit të tyre.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika