Ta Pastrojmë Kosovën ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor për shqiptimin e gjobave për ndotësit e mjedisit.
Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë këtyre muajve JANAR dhe SHKURT 2021,janë shqiptuar gjithsej 6 gjoba mandatore. Komunat që kanë shqiptuar gjoba janë, Istogu (dy gjoba mandatore), komuna e Shtimes (3 gjoba mandatore) si dhe komuna e Lipjanit (1 gjobë mandatore dhe 1 fletparaqitje për gjykatë).
Komunat, Obiliq, Vushtrri, Ferizaj, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Prizren, Pejë,Gjakovë, Rahovec, Deçan, Drenas, nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë mandatore për ndotësit e mjedisit.
Komunat, Prishtinë, Fushë Kosovë, Skënderaj, Podujevë, Mitrovicë, Gjilan, Klinë, Junik, Suharekë dhe Malishevë nuk kanë raportuar fare. Përkundër komunikimit që kemi pasur me inspektorët komunal dhe personat tjerë sipas autorizimeve që kemi marrë nga vet komunat në fjalë, nuk kemi marrë asnjë raport prej tyre.





