LAJME

Shqiptohen mbi 900 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti Covid

Shqiptohen mbi 900 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti Covid
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2021, 09:59

Qytetarët vazhdojnë të gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Vetëm në 24 orëshin e fundit 932 qytetarë u gjobitën nga Policia e Kosovës përshkak që nuk kanë përfill masat antiCOVID-19.

Prej se hynë në fuqi masat antiCOVID-19 që morën institucionet shtetërore dhe shëndetësore, policia thuajse për çdo ditë ka shqiptuar mijëra gjoba.

Masat antiCOVID-19 hyrën në fuqi më 30 gusht për të qenë në fuqi për 2 javë, por me pak ndryshime këto masa u vazhduan deri më 26 shtator.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika