LAJME

Shqiptohen mbi 2 mijë e 300 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Shqiptohen mbi 2 mijë e 300 gjoba në trafik në 24 orët e fundit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2024, 09:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2337 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar 77 aksidente në trafikun rrugor, ku  23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 54 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 27 persona.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika