Për shkak të mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Policia e Kosovës po vazhdon që të gjobisë personat fizikë dhe juridikë.
Vetëm në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 952 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.





