- Reklama -

Shqiptarja që drejton teknologjinë bazë në bashkëbiseduesin e mençur të Inteligjencës Artificiale “ChatGPT”

Me “ChatGPT”, OpenAI shënoi një storie suksese të papaparë. Mira Murati 35-vjeçare, një grua nga Shqipëria, është koka prapa zhvillimit të inteligjencës artificiale (AI)

Kompania OpenAI ka shkaktuar bujë me bashkëbiseduesin e mençur të Inteligjencës Artificiale të njohur si “ChatGPT”.

- Reklama -

Kjo Inteligjencë Artificiale pushtoi internetin me natyrën e saj elokuente dhe me përgjigjet e saja pozitive. Madje kaloi pa problem edhe një provim përfundimtar në njërin prej universiteteve elitare botërore.

Teknologjia bazë prapa kësaj është nën drejtimin e Mira Muratit.

Si shefe e teknologjisë, ajo drejton zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë në OpenAI.

Për këtë arsye ajo konsiderohet një nga gratë më me ndikim në industrinë e inteligjencës artificiale. Por, kush është kjo grua?

Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1988. Qysh në fëmijëri ajo tregoi interes të madh për matematikën dhe zbatimin e saj në praktikë.

Megjithatë, kishte një problem: “Kur u rrita në Shqipëri, nuk kishte shumë mundësi, që teorinë ta aplikoje në praktikë”, shpjegoi Murati në një video në “YouTube”.

Për shkak të kësaj Murati vendosi të vazhdonte jetën në SHBA, ku në Kolegjin Dartmouth në New Hampshire ajo studioi inxhinierinë.

Murati më pas nisi karrierën e saj profesioniste si analiste në gjigantin e investimeve “Goldman Sachs”, përpara se të niste karrierën në industrinë e teknologjisë.

Murati ka mbajtur pozita në kompani të ndryshme, përfshirë edhe menaxhere e lartë e produkteve për Modelin X në Tesla e po ashtu zëvendëspresidente e inxhinierisë në Leap Motion.

“Si rregullohet përdorimi i inteligjencës artificiale?”

Në vitin 2018 ajo iu bashkua OpenAI. Ajo ka mbajtur pozitën e zhvillimit e zbatimit të teknologjisë që nga maji i vitit 2022 dhe është përgjegjëse për zhvillimin e ChatGPT, ndër të tjera.

Murati është optimiste për zhvillimin e teknologjisë, por sheh edhe rreziqet që vijnë me të.

“Inteligjenca Artificiale mund të keqpërdoret, ose mund të përdoret nga akterë për qëllime të dyshimta”, tha Murati në një intervistë për revistën “Times”.

Për këtë arsye ajo po angazhohet për rregullimin e Inteligjencës Artificiale.

Sipas saj, pyetja kryesore është: “Si e rregulloni përdorimin e Inteligjencës Artificiale në një mënyrë që të jetë në përputhje me vlerat njerëzore?”

Përgjigjet për këtë pyetje nuk duhet të jepen vetëm nga një kompani si OpenAI, por edhe nga rregullatorët dhe qeveritë. Për këtë arsye ajo nuk është e mendimit se është tepër herët për ndërhyrje të qeverive.

“Duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji, është shumë e rëndësishme që të gjithë të përfshihen”, thotë Murati.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort