LAJME

Shqiptari vret bashkatdhetarin 23-vjeçar në Itali

Shqiptari vret bashkatdhetarin 23-vjeçar në Itali
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2022, 09:56

Gjatë natës në Turbigo, në një sherr të ndodhur gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve.

Si pasojë e kësaj, një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën, kurse një tjetër bashkatdhetar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Vrasësi u arrestua menjëherë nga karabinierët.

Sipas rikonstruksionit të karabinierëve të Compagnia di Legnano që ndërhynë në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste mes shqiptarëve, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur.

Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi disa herë të tjera duke goditur një 23-vjeçar

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano.

Autori i dyshuar u arrestua.

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos. /abcnews

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika