• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home RAJONI DHE BOTA

Shqiptarët rrëfehen për mediat britanike: Nuk jemi kriminelë, bëjmë punë të ndershme

tvprizreni by tvprizreni
November 4, 2022
in RAJONI DHE BOTA
0
Shqiptarët rrëfehen për mediat britanike: Nuk jemi kriminelë, bëjmë punë të ndershme
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzojnë qeverinë se po përdoren si justifikim për të mbuluar problemet me politikën e tyre të emigracionit në Britani dhe kritikuan Ministrinë e Brendshme se ata po ndikonin në sigurinë e vendit.

Ata janë shprehur se janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar aty dhe për të paguar taksa, ndërsa këmbëngulin se nuk janë “gangsterë apo hajdutë”.

Këtë herë është Daily Mail që u ka kushtuar një vëmendje të madhe shqiptarëve që punojnë në Angli. Jashtë një lokali në veri të Londrës, shqiptarët e intervistuar janë shprehur se janë viktima të racizmit të hapur dhe ishin vënë në shënjestër me qëllim nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga menaxhimi i dobët i situatës në kanalin e La Manshit.

“Shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Çfarë nuk shkon këtu? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë. Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë luftë atje, por nuk është një vend i sigurt”, është shprehur për Daily Mail Ervis Abdullaj, 39 vjeç, pronar i një lokali në Londër.

Ai shkoi në Britani në vitin 2014 në mënyrë të ligjshme.

“Unë nuk erdha me varkë dhe bëj një jetë të rregullt në Britani. Nëse njerëzit rrezikojnë dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për të ardhur këtu, atëherë duhet të ketë një arsye të fortë”, shprehet ai.

“Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britani dua të kem një jetë të rregullt. Qeveria britanike po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj.”

Grupet shqiptare në Britaninë e Madhe janë akuzuar për trafikim të njerëzve dhe kontrollin e pjesëve të mëdha të tregut të kokainë dhe kanabisit në ishull.

“A jemi ne i vetmi komunitet në Britani që përfshihemi në kriminalitet dhe trafikim të drogës? Unë nuk mendoj kështu. Unë kam 25 vite këtu dhe nuk po e kuptoj pse tani po fajësojnë shqiptarët për gjithçka. Ne jemi një komunitet i vogël, por po akuzohemi dhe po fajësohemi për të gjitha problemet e mëdha. Është racizëm sepse është më e lehtë për qeverinë të na fajësojë ne sesa të marrë përgjegjësitë e saj”, shprehet Dritan Doda, 49 vjeç, i cili drejton një kompani ndërtimi.

“Gjatë muajve të fundit ka pasur një rritje të shqiptarëve që kanë ardhur në Angli, por kjo ka ndodhur edhe me komunitete të tjera”, shprehet një tjetër shqiptar Ermond Dena, 50 vjeç, i cili punon në ndërtim dhe jeton prej 10 vitesh në Angli.

Shumica e emigrantëve shqiptarë në lokal kishin më shumë se 5 vite që kishin shkuar në Angli, ndërsa vetëm pak prej tyre kishin arritur aty në mënyrë ilegale.

Një ndër shqiptarët që kishte mbërritur në Britani me varkë ishte 24-vjeçari i quajtur Esad.

“Unë erdha vitin e kaluar me varkë. Pagova një grup në Shqipëri dhe ata më sollën këtu. Këtu duan të vijnë shumë njerëz, pasi në Shqipëri nuk është e lehtë. Atje është e vështirë të gjesh një punë dhe nëse e ke një të tillë, je me fat nëse fiton 200 paund në muaj”, tregon ai.

“Tani po pres të shqyrtohet kërkesa për azil. Jeta këtu në Londër nuk është e lehtë, por është më mirë se në Shqipëri”, është shprehur Esad.

Një tjetër shqiptar, i cili nuk ka pranuar të identifikohej ka treguar se ka paguar rreth 5 mijë paund.

“Janë shumë para në Shqipëri. Në Francë ka shqiptarë që kujdesen të sjellin këtu. Është e rrezikshme, por ia vlen të rrezikosh”, shton ai.

Edi Terziu, 37-vjeçari nga Elbasani është shprehur: “Kam 15 vjet këtu dhe tashmë është shtëpia ime. Unë kam një grua dhe dy fëmijë, djali im i vogël ka lindur këtu. Nuk ka punë në Shqipëri. Kështu që erdha në Londër. Në fillim ishte e vështirë pasi nuk dija gjuhën, por kam punuar shumë dhe tani është shtëpia ime. Ne nuk jemi kriminelë, nuk jemi gangsterë. Ne punojmë për paratë tona.”

“Gjatë muajve të fundit ka pasur një rritje të shqiptarëve që kanë ardhur në Angli, por kjo ka ndodhur edhe me komunitete të tjera”, shprehet një tjetër shqiptar Ermond Dena, 50 vjeç, i cili punon në ndërtim dhe jeton prej 10 vitesh në Angli. /Telegrafi

Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
Free Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
download udemy paid course for free
download xiomi firmware
Download Premium WordPress Themes Free
udemy paid course free download
Previous Post

Problemet me ueb-faqen, Komuna e Prizrenit del me njoftim

Next Post

Më pak grurë sivjet, Kosova nis të importojë nga Serbia

Next Post
Në Kosovë, gruri i korrur pritet të mbulojë vetëm 30 përqind të nevojave vendore

Më pak grurë sivjet, Kosova nis të importojë nga Serbia

Të Fundit

Kurti takohet me Sladjana Pantiqin: Pjesëmarrja në zgjedhje i kontribuon zhvillimit të demokracisë

Kurti takohet me Sladjana Pantiqin: Pjesëmarrja në zgjedhje i kontribuon zhvillimit të demokracisë

March 25, 2023
Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

March 25, 2023
ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

​ATK kërkon nga bizneset dhe këngëtarët të paguajnë tatimet

March 25, 2023
Kurti e thotë sërish: Asociacioni është i dëmshëm dhe i papranueshëm

Kurti nesër udhëton për në Tiranë, pritet të takohet me krerë institucionalë

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti takohet me Sladjana Pantiqin: Pjesëmarrja në zgjedhje i kontribuon zhvillimit të demokracisë

Kurti takohet me Sladjana Pantiqin: Pjesëmarrja në zgjedhje i kontribuon zhvillimit të demokracisë

March 25, 2023
Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.