LAJME

Shqiptarët nisen për Angli me avion privat, kapen nga autoritetet

Shqiptarët nisen për Angli me avion privat, kapen nga autoritetet
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2022, 13:01

Disa shqiptarë raportohet se kanë tentuar të futen në Angli me avion privat. Tentativa e tyre dështoi pasi u kapën nga autoritetet vendase.

Piloti Richard Styles u shpall i pafajshëm nga gjykata në Northampton, Mbretërinë e Bashkuar, pasi u ndalua në një pistë fluturimi me disa emigrantë të paligjshëm (shqiptarë).

Northantslive raporton se piloti kishte në avionin e tij privat disa emigrantë të paligjshëm të cilët i kishte marrë në Belgjikë. Në avion ai kishte tre burra dhe një grua shqiptare, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64-vjeç. Shqiptarët janë ndaluar nën autoritetin e imigracionit.

Styles u ndalua gjatë operacionit të drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika