Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut, së bashku me studentë nga Kosova e Shqipëria po protestojnë në Shkup në mbrojtje të gjuhës shqipe.
Ata kanë ngritur zërin e tyre me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëri nga organizuesit ka mbajtur fjalim motivues para turmës.





