- Reklama -

Shqiptarët ftohen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump

Në mesin e mijëra të ftuarve për ceremoninë inauguruese të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, ishin edhe kosovarët. Nga Uashingtoni, anëtari i bordit të ligës qytetare shqiptaro-amerikane, Faton Bislimi, ceremoninë e cilësoi si madhështore, ndërsa tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në të, ka rendësi të madhe. Kjo ditë, u shënua edhe në Prishtinë.

Por, i ftohti i madh të hënën, bëri që të gjitha këto ulëse, të zhvendosën brenda.

- Reklama -

E kjo bëri që për herë të parë pas katër dekadave, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të inaugurohet në ambiente të mbyllura.

Këtë fat e pati, presidenti i ri amerikan, Donald Trump.

E i ftuar në ceremoninë inauguruese, nuk munguan as kosovarët.

Madhështore ceremoninë po e quan anëtari i bordit të ligës qytetare shqiptaro-amerikane, Faton Bislimi.

“Tani sapo u futën në sallën kryesore të betimit familja e z. Trump por edhe të ish-presidentët e kaluar, siç është George Bush, Bill Clinton, të cilët janë pjesëmarrës të kësaj ceremonie të inaugurimit të presidentit të 47 të SHBA-ve”, tha ai.

Bislimi thotë se prezenca e shqiptarëve në ngjarjet e tilla, ka rendësi të madhe.

“Absolutisht sa më shumë shqiptar, aq më mirë, sepse jam i bindur që secili prej tyre që ka interesin e kombit dhe interesin e shtetit të Kosovës primare me çfarëdo diskutimi që mund të ketë më cilindo anëtar të kabinetit  të presidentit Trump ose ekipit të tij, qoftë ekipit të inaugurimit apo të atyre që do të udhëheqin nesër. Ne jemi më fat si shqiptar, e veçanërisht si Kosovë, që kemi njerëz të jashtëzakonisht të suksesshëm, sidomos shqiptaro-amerikanët që mbajnë lidhje të rëndësishme me njerëz kyç të partisë së Trumpit, që pritet të marrin pozita të rëndësishme në administratën e tij”.

E inaugurimi i presidentit të 47 amerikan, u shënua edhe në Prishtinë të hënën.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” vendosi një flamur të ri amerikan, tek shtatorja e ish-presidentit Bill Clinton.

“ Veprimi jonë ka për qëllim që të dërgoj mesazh që ne populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar di të respektojë aleatët, di të respektojë SHBA-të, dimë të vlerësojmë veprimet e bërë jo vetëm gjatë kohës se fundit por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë”, ka deklaruar Agim Rexhepi-kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Ndryshe, në ceremoninë inauguruese të presidentit Donald Trump, munguan krerët shtetëror të Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas lajmit...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort