LAJME

Shqiptarët e Luginës kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi

Shqiptarët e Luginës kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2024, 15:04

Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Preshevë.

Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.

Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova

Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.

Në protestë po marrin pjesë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika