LAJME

Shqiprim Berisha, zgjidhet Kryetar i Rinisë së AAK-së në Prizren

Shqiprim Berisha, zgjidhet Kryetar i Rinisë së AAK-së në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Maj 2022, 23:33

Të hënën Aleanca e të Rinjëve të Kosovës – ARK, dega në Prizren, ka zgjedhur strukturat e reja të rinisë.

Në kuvendin e mbajtur në sallën e teatrit “Bekim Fehmiu”, u zgjodh kryesia e re e ARK-së, ndërsa në një garë të ngushtë kryetar u zgjodh, Shqiprim Berisha.

“Sot, Aleanca e të rinjëve të Kosovës – ARK, dega në Prizren zgjodhi kryetarin dhe kryesinë.
Garë e ngushtë dhe demokratike, ku fitues doli Shqiprim Berisha.

Kryetarit Berisha dhe kryesisë së re të ARK-së i urojmë suksese dhe punë të mbarë! Falenderojmë për prezencën edhe sekretarin organizativ në qendër z.Gazmend Syla, thuhet në njoftimin e AAK-së dega në Prizren./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika