Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se është thirrur nga gjykata serbe për rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor.
“Jam thirrur nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar në 28 nëntor në godinën e komunës. Efektet e asaj që po ndodh në veri po prekin drejtpërdrejtë në komunën e Preshevës”, tha Arifi.
Ai deklaroi se ajo që po ndodh veri të Kosovë po ndikon drejtpërdrejtë komunën e Preshevës.





